Sulmet ajrore janë përhapur në zona të ndryshme, por ende nuk dihet nëse ka viktima.
Sipas Sky News një ndër qëllimet e presidentit rus Vladimir Putin është të pushtojë Donbasin përpara nisjes së dimrit të ftohtë.
Prej disa ditësh Ukraina po përballet me sulme intensive, ndërsa së fundmi Bakhmut po shkatërrohet nga bombardimet.
Sulmet ajrore janë përhapur në zona të ndryshme, por ende nuk dihet nëse ka viktima.
Sipas Sky News një ndër qëllimet e presidentit rus Vladimir Putin është të pushtojë Donbasin përpara nisjes së dimrit të ftohtë.
Rusia prej kohësh po godet sistemet energjitike në Ukrainë, duke lënë të dëmtuar 40 % të të gjithë infrastrukturës.
Këto sulme kanë dëmtuar linjat e furnizimit me energji dhe ka lënë mijëra banorë në errësirë.
Kjo situatë duket e vështirë përpara dimrit të gjatë, ndërsa autoritetet vendase i kanë bërë thirrje refugjatëve ukrainas të mos rikthehen në vendin e tyre deri në përmirësimin e situatës.
Kjo vjen si pasojë e mungesës së ngrohjes dhe ndërprerjes së energjisë në mënyrë të vazhdueshme.
Top Channel