Tre murale të reja, frymëzuese artistike finalizuan sot Mural Art në Tiranë.

Ky është një nga eventet më të mëdha artistike në kryeqytet, gjatë të cilit, Coca-Cola në Shqipëri ofroi kontributin e saj, në promovimin e krijueshmërisë dhe ri-formësimin e hapësirave në qytet përmes shprehjes së artit.

Grupi i të rinjve dhe të rejave artistë të Mural Art, u bë pjesë e një serie 3-ditore workshop-esh trajnuese, ku përfaqësuesit e Coca-Colës bashkëpunuan me pjesëmarrësit, si pjesë e një kompanie që forcën e brandit të saj, e ka shtrirë edhe në ndarjen e momenteve që sjellin emocione por edhe në përkushtimin për investime afatgjata në vend.

Në ceremoninë inaguruese, Nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Keti Luarasi, falenderoi Drejtorin e Përgjithshëm të CCBS, Fabio Colliva për mbështetjen si dhe të rinjtë për realizimin e punëve artistike të muraleve.

“Muralet përmbajnë mesazhe që kanë brenda gjithë dashurinë që të rinjtë i sjellin komunitetit”, tha Luarasi.

Kryetarja e Kongresit Rinor Kombëtar, Aspasjana Kongo tha se synimi është që kjo nisëm të vijojë edhe vitin e ardhshëm.

“Ne synojmë ta vijojmë këtë nismë edhe vitin e ardhshëm, duke përfshirë të rinjtë me skica artistike të realizuara prej tyre në qytet”, u shpreh Kongo.

Fabio Colliva, Drejtor i Përgjithshëm i Coca-Cola Bottling Shqipëria falenderoi të pranishmit dhe përshëndeti ceremoninë e Mural Art.

“Impakti social-ekonomik, i cili na bën krenarë është rezultat i punës që Coca-Cola bën në Shqipëri, përmes CCBS që nga viti 1994. Ne jemi të lumtur të mbështesim të rinjtë të shprehin kapacitetet e tyre inovatore dhe krijuese, duke mundësuar që mesazhet e tyre të jenë të dukshme si pjesë e jetës së përditshme të qytetarëve”, tha Collivia.

Coca-Cola është partner strategjik i “Tirana, Kryeqytetit Evropian i Rinisë 2022” dhe përgjatë këtij viti ka mbështetur nisma dhe aktiviteteve të ndryshme në kryeqytet.

Top Channel