Kërkesat e grave me kancer/ Kërkojnë mbështetje financiare, psikolog dhe të futen trajtimet e reja

27/10/2022 15:35

Gratë e diagnostikuara me kancer të gjirit, i kanë parashtruar një sërë kërkesash jetike grave parlamentare dhe Ministrisë së Shëndetësisë në mënyre që t’ua lehtësojnë si trajtimin mjekësor gjatë betejës së tyre, por dhe më pas.

Ato kërkuan që të krijohet një fond i posaçëm për këto gra, në mënyrë që të mbulojnë shpenzimet gjatë trajtimeve, por dhe pas tyre.

Drejtori mjekësor i spitalit onkologjik ku trajtohen gratë me kancer, kërkoi që të sigurohen për ta, përveç testeve genetike për diagnostikimin e hershëm, edhe paruke apo proteza në rastin kur heqin gjrin.

Grate kërkuan që të mundësohet analizë e biopsisë pas ndërhyrjes së parë kirurgjikale e cila vendos për trajtimin e tyre pasi deri më tani ajo mund të kryhet vetëm në shërbimin privat dhe kushton 20 mijë lekë të reja. Po kështu kërkojnë fizioterapistë, futjen e medikamenteve të reja për trajtimin e tyre, mbështetje psikologjike dhe që kempi të jepet në afat tre vjeçar.

Zv.ministrja Mira Rakacolli dhe deputetët e pranishëm siguruan mbështetje për këto gra dhe duke nisur nga ky vit, gama e medikamenteve të rimbursueshme të  zgjerohet.

Edhe mbështetja psikologjike do të ofrohet në çdo qendër shëndetësore, tha Rakacolli . YVCA është shoqata që mbështet dhe asiston gratë prej 14 vitesh, e cila ka vënë në lëvizje Ministrinë e Shëndetësisë edhe këtë vit kanë përpiluar një peticion me kërkesa te grave me kancer.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA