Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, pas vizitës që do të bëjë ditën e nesërme në Kosovë, do të vazhdojë turneun e saj ballkanik në Shqipëri.

Ceremonia e mikpritjes do të mbahet në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” në orën 14.30 ndërsa një takim bilateral ndërmjet Ursula von der Leyen dhe kryeministrit Edi Rama do të mbahet në orën 15:45 në Kryeministri.

Konferenca për media do të do të mbahet në orën 16.30 në Kryeministri.

Agjenda:

Programi i vizitës së Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Europian në Tiranë, 27 Tetor 2022

14.30 – Ceremonia e mikpritjes në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza”
Sinjali me frekuenca satelitore + Livestream në Facebook dhe Youtube

15.45 – Takim bilateral mes dy delegacioneve në Kryeministri
Plane dhe Foto me link

16.30 – Konferencë për shtyp mes Kryeministrit Edi Rama dhe Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Europian në sallën COD, Kryeministri
Sinjali me frekuenca satelitore + Livestream në Facebook dhe Youtube

Top Channel