Është mbyllur në barazim 1-1 miqësorja mes Arabisë Saudite dhe Shqipërisë, e cila është luajtur nën një terr informativ, pasi vendasit nuk kanë lejuar as transmetimin dhe as raportimin për të nga brenda stadiumit.

Një seleksion kryesisht me futbollistë të Kategorisë Superiore, ka përfaqësuar ngjyrat kuqezi në këtë miqësore, teksa pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0 për vendasit, që shënuan me penallti, ndërsa në 45-minutëshin e dytë ishte Bekim Balaj që riktheu baraspeshën.

Shqipëria pretendoi për një penallti në minutën e 58’, por arbitri kryesor e cilësoi të rregullt ndërhyrjen në zonë ndaj Xhuliano Skukës, sulnuesit të Partizanit.

Trajneri italian i kombëtares shqiptare, e nisi përballjen e sotme me këtë formacion zyrtar: Kastrati, Hadroj, Gurishta, Bitri, Turkaj, Marku; Mala, Deliu, Muçolli; Cikalleshi, Xhixha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA