Ministri i Mbrojtjes së Ukrainës: Rusia nuk do të përdorë armë bërthamore

26/10/2022 17:04

Ministri i Mbrojtjes së Ukrainës, Oleksiy Reznikov ka thënë se Rusia nuk do të përdorë armë bërthamore.

Frika është shtuar muajt e fundit se Vladimir Putin mund të përdorë armë bërthamore, ndërsa po has pengesa ushtarake në Ukrainë.

Presidenti rus ka paralajmëruar vazhdimisht se Rusia ka të drejtë të mbrohet duke përdorur çdo armë në arsenalin e saj, i cili përfshin rezervat më të mëdha bërthamore në botë.

Megjithatë, ministri i mbrojtjes së Ukrainës tha sot se nuk besonte se presidenti rus Vladimir Putin do të përdorte armë bërthamore.

“Mendimi im personal është se Putini nuk do të përdorë armë bërthamore“,  tha Reznikov në një konferencë shtypi kur u pyet për këtë çështje.

Komentet vijnë pasi Vladimir Putin sot mbikëqyri një stërvitje bërthamore nga forcat ruse.

Stërvitja ishte planifikuar prej disa kohësh dhe SHBA-të ishin informuar paraprakisht.

Ministri i Mbrojtjes, Sergei Shoigu tha se Putin kishte mbikëqyrur stërvitjen, për të cilën ai tha se po kryhej për të praktikuar kryerjen e një “sulmi masiv bërthamor në përgjigje të një sulmi bërthamor armik”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA