Autoritetet turke kanë kërkuar dosjen hetimore të Ibrahim Licit, të shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje, pas informacioneve që kanë marrë se Lici fshihet në Turqi.

Gazetarja Dorjana Bezat, në një lidhje ‘live’ për edicionin e lajmeve raporton se pala turke, në datën 19 tetor, ka kërkuar nga policia shqiptare dosjen e detajuar të të dyshuarit.

Pala shqiptare dhe ajo turke kanë shkëmbyer informacionet që kanë për të kërkuarin, përfshirë këtu dhe zonat ku dyshohet se mund të fshihet Ibrahim Lici.

Lici, i biri i drejtuesit të fisit Lici, akuzohet për vrasjen e Endri Mustafës, ngjarje e ndodhur në maj të vitit 2021, në lagjen Guerrile, Shkodër.

Lexo dhe: Ekzekutimi i Endri Mustafës/ Ibrahim Lici autori kryesor, arrestohet dhe një 15-vjeçar

Viktima u gjet në bregun e liqenit me 6 plumba në trup. Për vrasjen, u arrestuar një 15-vjeçar, shtetasi me inicialet E.M., pasi dyshohet se ka qenë bashkëpunëtor i Licit në vrasje. Pas ngjarjes, para autoriteteve, adoleshenti tregoi vendin se ku ishte lënë në arma e krimit.

Lici akuzohet dhe për vrasjen e vëllezërve Astrit dhe Brahim Bilalin, ngjarje e ndodhur në mars të vitit 2019 në lagjen “Kiras” të qytetit.

Arsen Stojku dhe Mislim Rama janë arrestuar si bashkëpunëtorët e Ibrahim Licit, ndërsa ai vetë është shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Lexo dhe: Burg të dyshuarve për vrasjen e vëllezërve Balili. Në kërkim Ibrahim Lici

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA