Nëse Rusia vendos të përdorë armë bërthamore ose një bombë të kontaminuar do të ketë pasoja, paralajmëroi sot Pentagoni.
“Do të kishte pasoja të rënda për Rusinë, nëse ajo përdor një armë bërthamore apo një ‘bombë të pistë’”, tha sekretari i shtypit i Pentagonit, Pat Ryder në një konferencë për shtyp.
Ryder tha se ai nuk do të hynte në detaje se cilat do të ishin pasojat, por shtoi se ato i ishin komunikuar në nivele të ndryshme Rusisë, përcjell ATA.
Gjithashtu, Pentagoni tha se pretendimet ruse se Ukraina po përgatiste një “bombë të kontaminuar” ishin të rreme. Ryder tha se SHBA-ja po monitoronte vazhdimisht situatën.
“Unë nuk do të hyj në detaje specifike se, si, kur dhe ku. Por, është e panevojshme të thuhet, është diçka që ne e marrim shumë seriozisht dhe vazhdojmë ta monitorojmë pa ndërprerje”, tha Ryder.
Top Channel