
03/03 18:39
Banorët në Mykolaiv të Ukrainës po përballen me vështirësi të mëdha në përballimin e jetesës, ndërsa lufta vijon.
Këto pamje tregojnë banorët në Mykolaiv, në jug të Ukrainës, në radhë për të marrë një racion buke ditore nga një pikë e shpërndarjes së ushqimit.
Zona shtrihet afërsisht 22 milje në veriperëndim të vijës së frontit të luftës deri në Khersonin e pushtuar, rajoni jugor ku Rusia ka urdhëruar 60,000 njerëz të largohen.
Lufta në Ukrainë vijon prej nëntë muajsh tashmë, ndërsa Rusia nisi sulmin më 24 shkurt të këtij viti.
Top Channel