Një biznesmen britanik është burgosur kësaj vere në Indi pasi kishte sjellë me vete një telefon satelitor në një kamp të jogës e meditimit.
Fergus MacLeod, i cili punon për kompaninë gjigante të naftës Saudi Aramco, thotë se kishte bërë një javë burg në Indi pasi kishte sjellë celularin e tij në kampin e izoluar pranë maleve të Himalajeve.
Zyrtarët thanë se dënimi i rëndë nuk erdhi sepse po pengonte të tjerët në meditimin e tyre apo sepse nuk po kryente plotësisht “detoksifikimin e tij teknologjik”.
Shumë vende të ndryshme në botë kanë ligje të çuditshme por në kampin e jogës cështja ishte te tipi i celularit që ai kishte sjellë me vete.
Celularët satelitorë që nuk përdorin antenat transmetuese vendase janë të kontrolluar ashpër në Indi, që prej përdorimit të një aparati të tillë në një sulm terrorist në Mumbai në vitin 2008.
Zoti MacLeod tha se nuk e kishte idenë për rregullin por telefonin e zotëronte prej disa kohësh pasi punonte në vendndodhje të largëta ku celularët e zakonshëm nuk kanë valë.
Kështu që gjatë kohës së burgimit të tij ai u mbajt në një qeli të përbashkët me të burgosur afat-gjatë.
Ligji në Indi thotë se të huajt duhet të marrin leje të veçantë për të përdorur telefonë të tillë gjatë kohës së janë në vend.
MacLeod u arrestua më 12 korrik dhe u mbaj deri më 18 korrik.
Rrjeti Times of India shkruante se policia mori informacionin për një të huaj që përdorte telefon satelitor në “Luginën e Luleve” dhe ditën tjetër kishin ardhur për të kërkuar MacLeod.
Drejtori i kompanisë së naftës tha se ishte përpjekur të kontaktonte me konsullatën britanike por ata nuk kishin bërë veprime konkrete për ta ndihmuar.
Ai ankohej se nuk ishte lejuar të largohej nga vendi deri më 27 si dhe ishte detyrua të pranonte një gjobë në vlerë rreth 12 dollarë amerikanë.
Top Channel