Kryedemokrati Sali Berisha ka kryer ditën e sotme në takim në selinë e PD-së me studentët, ku janë shtruar problematikat e përditshme që hasin studentët dhe pedagogët.
Gjatë fjalës së tij, Berisha ka akuzuar kryeministrin Rama për taksat e larta të universiteteve, të cilat sipas Berishës janë më të lartat në Europë në proporcion me të ardhurat që marrin shqiptarët.
Berisha tha se Rama harxhon mijëra euro në udhëtimet e tij me avion taxi, ndërkohë që ato para mund ti kursejë e të subvencionojë studentët.
“Universitete kanë pasur dhe do të kenë rëndësi në zhvillimin e një kombi. Kombet që I kanë pasur të vona universitetet, kanë histori më të vështirë.
Për të kufizuar dhe për të rënduar barrën për ata që ndjekin, janë vendosur pengesa serioze. Janë dy vende me universitete të kushtueshme në Europë, Britania e Madhe dhe Holanda, por në proporcion me të ardhurat, nuk janë më të shtrenjta se universitetet e Shqipërisë. Rritja e mesatares goditi të gjitha vendet e varfra të vendit, shkollat e Tiranës kanë një mesatare më të larta se qarqet e vendit. Pra gradualisht ky i ktheu universitetet në mollë të ndaluar. Sipas Ramës për kërkime shkencore duhet të vendose ministri, ku po i shkatërron universitetet me qëllim. 700 mln lekë, djersa juaj është marrë nga Ministria e Arsimit. Jemi në një mes beteje, pedagogët tuaj po luftojnë për mbrojtjen e të ardhmes së vendit. Ai po udhëton me avion taxi me 300 mijë euro në një rrugë. Një pedagog merr sa ç’merr një punonjës fasonerie, pse duhet të rrijë këtu atëherë? Jemi buzë greminës. Çdo ditë I sulmon me një egërsi dhe mungesë të plotë edukate, çdo ditë flet për hiena, një njeri me probleme serioze psiqike. Shqipëria ka një buxhet më të madh se Kosova por kryeministri I Kosovës nuk udhëton me avion taxi, I paguajnë pedagogët më shumë. Pra kërkesat e tyre janë absolutisht të drejta e të plotësueshme.”-tha Berisha
Top Channel