Seanca e fundit para nisjes në Arabi, në stërvitje edhe 18-vjeçari i Teutës

24/10/2022 11:47

Kombëtarja e Shqipërisë vijon grumbullimin në Durrës në kuadër të ndeshjes miqësore ndaj Arabisë Saudite më datë 26 tetor.

Sipas asaj që raporton gazetari i SuperSport, Jurgen Zela në lidhjen direkte nga stërvitja e kuqezinjve, pjesa e grupit ka qenë edhe portieri i Teutës, Endri Dema vetëm 18-vjeçar. Ky i fundit ka qenë një shtesë në listën e trajnerit Edy Reja duke qenë se në grumbullim në rolin e portierit prezent ishte vetëm Arlis Shala i Drenicës.

Ndërkohë, portierët e tjerë si Gentian Selmani si dhe Elhan Kastrati do t’i bashkohen grupit në Arabi. Pasi të kryejnë edhe seancën e fundit, pasdite kombëtarja do t’i drejtohet aeroportit të Rinasit teksa në orën 18:10 do të niset drejt Arabisë Saudite. Ndërkohë, edhe lojtarë si Ardit Toli, Mario Mitaj dhe Bekim Balaj gjithashtu do të bashkohen me kombëtaren sapo ajo të mbërrijë në Arabi.

Lojtarët prezent në seancën e sotme stërvitore:

Arlis Shala, Endri Dema, Albion Marku, Erdenis Gurishta, Andi Hadroj, Esin Hakaj, Stivian Janku, Eneo Bitri, Esat Mala, Lorenco Vila, Arinaldo Rrapaj, Xhuliano Skuka, Odise Roshi, Sokol Cikalleshi, Sherif Kallaku, Ardit Deliu, Redon Xhixha, Arbnor Muçolli, Rudolf Turkaj.

Lojtarët që bashkohen në Arabi:

Ardit Toli, Mario Mitaj, Bekim Balaj, Elhan Kastrati, Gentian Selmani.

Top Channel