Hyn në fuqi rregullorja e re e GJKKO-së për kufizimin e celularëve në seanca, reagon Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë: Do ta atakojmë me të gjitha mjetet Dhjetëra banorë të fshatit Guras në Pogradec kanë dalë në protestë mëngjesin e sotëm duke bllokuar rrugën kryesore që të çon në këtë fshat.
Protesta e tyre lidhet me gjendjen e rrugës e cila është dëmtuar para disa muajsh si pasojë e punimeve për kanalizimet e ujerave të zeza.
Tashmë me përfundimin e punimeve firma ka shtruar një pjesë të rrugës, vetëm aty ku ka kryer punime. Por banorët pretendojnë se puna e bërë është mjaft e dobët dhe është dëmtuar sërish.
Prej më shumë se 30 minutash ata kanë bllokuar rrugën dhe nuk lejojnë kalimin e mjeteve si edhe të mësueseve për të shkuar në fshat.
Banorët kërkojnë garanci nga firma dhe bashkia që rruga të shtrohet e gjitha dhe me cilësi në të kundërt protesta do të vazhdojë.
Top Channel