Kanceri i gjirit është i shpeshtë në vendin tonë dhe jo vetëm. Sipas statistikave, 1 n 8 gra në Shqipëri preket nga ky kancer, por fatmirësisht pjesa afro 70% e grave i mbijetojnë sëmundjes vdekjeprurëse.

Drejtori mjekësor i spitalit onkologjik Helidon Nina, ku  bëhet trajtimi i grave me kancer, shpjegon kur një grua mund ta fitojë betejën me kancerin.

“E para janë trajtimet, e dyta vetitë biologjike, e treta madhësia e lezionit dhe  ku ka lëshuar rrënjë”, shpjegon Helidon Nina.

Por, përveç gjirit, në cilat pjesë të trupit, nis shpërndarjen e lezioneve nëse ato nuk trajtohen në kohë?

“Stacionet  ku ne kontrollojmë janë kockat, pulomet, mëlçia, shpesh edhe në cervikale”, thotë ai.

Mjeku onkolog shpjegon se për të nisur trajtimet te një grua e diagnostikuar me kancer, duhet të vendosë një ekip multidisiplinar mjekësh. Nuk mund të vendosë një mjek i vetëm kur duhet të fillojnë seancat e kimioterapisë. 5 vitet e para që nga diagnostikimi janë shumë të rëndësishme te një grua, e cila duhet të respektoje në mënyrë rigoroze trajtimet e përcaktuara nga ky ekip multidisplinar…

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA