Shefi i krimeve e rrahu në zyrë/ Denoncon qytetari i përfshirë në grindje për makinën e djegur në Bilisht

23/10/2022 19:43

Mbrëmjen e kaluar Marsel Buci dhe Deizi Arapi të rinjve të cilëve ju dogjën automjetet para shtëpisë janë shoqëruar në komisariatin e Devollit për ballafaqim, por Buçi është dhunuar nga shefi i krimeve Pashk Syziu i cili është duke u hetuar ndërsa është pezulluar nga detyra.

Marsel Buçi tregon se gjithçka ka ndodhur në prezence të efektivëve të policisë por edhe vetë Deizi Arapit ndërsa shefi i krimeve ka qenë në efektin e pijeve alkoolike.

Pas djegieve të automjeteve brenda dy muajsh mes Marselit dhe Deizit ka pasur akuza të ndërsjella ndërsa mbrëmjen e kaluar situata ka degraduar në dhunë verbale dhe fizike që është ushtruar nga Pashk Syziu në drejtim të Buçit i cili më tej ka bërë denoncim pranë Agjencisë se Mbikëqyrjes Policore.

“Më ka thyer në mes, më ka masakruar për asnjë lloj arsyeje. Ka qenë i pirë, vinte era alok. Më ka goditur me shkelma me grushte, me kokë. Më shante me fjalë të pista madje më ka kërcënuar”- tregoi Marseli.

Në muajin shtator makina e Deizi Arapit u dogj para derës së shtëpisë ndërsa dy javë më parë u dogj edhe makina e Marsel Buçit.

Top Channel