Maratona e Tiranës/ Luiza Gega thyen rekord kombëtar në kategorinë gjysmë maratonë

23/10/2022 13:49

Kampionia europiane e atletikës Luiza Gega ka fituar gjysmë maratonën e Tiranës.

Ajo ka përshkruar 21 km për 70 minuta dhe 18 sekonda duke lënë pas rivalët e saj në këtë garë. Rekordi kombëtar ishte 70 minuta dhe 50 sekonda.

Pasi theu rekordin, Luzia Gega e emocionuar tha se nuk e priste. Për fituesit do të shpërndahen edhe çmime, çka konkretisht Luiza Gega fiton 2 mijë euro për vendin e parë në Gjysmë-Maratonë.

“Nuk e prisja. Është kënaqësi dhe krenari të vrapoj në vendin tim”, tha Gega.

Maratona e Tiranës 2022 vjen këtë vit me edicionin e saj të 6-të dhe me siguri tashmë mund ta cilësojmë atë si eventin më të madh sportiv në qytet. Këtë e tregon edhe pjesëmarrja e 2500 vrapuesve nga shumë vende të ndryshme të botës. Shtimi i numrit të pjesëmarrësve ndër vite është një tregues i mirë se kjo garë është bërë e dashur për qytetarët e Tiranës dhe më gjerë.

FOTO GALERI
2/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA