Zjarr në Rriban të Mallakastrës, flakët përfshijnë zonën pyjore
Një shqiptare është ndaluar prej autoriteteve Greke në pikën kufitare të Kakavijës pasi ishte në kërkim ndërkombëtar prej autoriteteve spanjolle nën akuzën e pjesëmarrjes në organizatë që trafikonte lëndë narkotike në shtetin iberik.
Sipas policisë greke, Aneta Bramo u ndalua në kohën që kalonte kufirin me destinacion Athinën ku sipas deklaratës së saj pranë agjentëve,do të kryente disa analiza shëndetësore.
Burime lokale i thanë Top Channel se Bramo u shfaq e surprizuar në kohën që iu komunikua urdhri i ndalimit me kërkesë të Interpol Spanjës.
Ajo u shoqërua në drejtorinë e policisë së Janinës ndërsa orët në vazhdim do të dërgohet në gjykatë e cila do të vendosë për ekstradimin ose jo të saj në Spanjë ku akuzohet për vepra penale që dënohen mbi 15 vjet burg.
Top Channel