Nju Jorku pushtohet nga dëbora dhe acari, në qytet u regjistruan temperatura 10 gradë më të ulëta se në Antarktidë 08/02 21:52
Prej 3 vitesh rreth 1000 banorë të fshatit Prosek në Mirditë marrin shërbimet shëndetësore në këtë kontejner të përshtatur si ambulanca e fshatit, duke mos ofruar as kushtet më minimale për banoret e zonës.
Ata shprehen se për ta bëhet çdo ditë e më e vështirë marrja e shërbimeve, pasi ne zonë janë vetëm infermieret, e ndërsa mungesa e mjekut i detyron ata të udhëtojnë drejt Rrëshenit.
Banoret bëjnë thirrje për ndërtimin e një qendre funksionale shëndetësore, që të mund të marrin shërbimet e nevojshme pasi i vetmi shërbim që aktualisht ofron është marrja e injeksioneve.
Top Channel