Zgjedhjet vendore/ Meta: Marrëveshja me PD është e përfunduar, Berisha ka përgjegjësi për përzgjedhjen e kandidatëve

21/10/2022 11:28

Ilir Meta e konsideron të përfunduar marrëveshjen me Sali Berishën për zgjedhjen vendore.

Kreu i Partisë së Lirisë theksoi se forca e tij politike do të mbështesë dhe nuk do të sfidojë asnjë kandidat të Partisë Demokratike, ndërsa theksoi se përgjegjësia për përzgjedhjen e kandidatëve do të jetë e Sali Berishës.

“Marrëveshja është e përfunduar, do mbështesim cdo kandidat që do konfirmojë PD. Për mënyrën si do përzgjidhet përgjegjësia i takon PD dhe Berishës, për ne thelbësore është fitorja në zgjedhjet vendore.

Do synojmë maksimumin në këshillat bashkiak. Nuk do ketë asnjë kandidat nga Partia e Lirisë që sfidon ato të PD” -u shpreh Meta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA