“Votim fatkeq në parlament”, Berisha: Ligji për dosjet gjueti shtrigash kundër Ilir Metës. Lustracioni i domosdoshëm

21/10/2022 12:56

Një amendament anti Meta, dhe një ligj për gjah shtrigash kështu e konsideroi ish kryeministri Berisha votimin e mesnatës në Kuvend për disa ndryshime në ligjin për Dosjet e sigurimit të shtetit.

“Hapja e debatit për ligjin e gjahut të shtrigave për Ilir Metën, se ai është amendament anti metë. Ne menduam të rikthejmë ligjin e lustracionit, por edhe shoqëria kërkon që ata që kryejnë krime, të mos jenë në funksione zyrtare të rëndësishme, kjo është pritshmëria. Këtë nuk pranon Edi Rama dhe u zotua se kurrë nuk do ndodhë. Cfarë ndodh sot? A ka në Shqipëri element të lustracionit po.

Ligji I policisë së shtetit dhe drejtësisë po këto janë letër e vdekur. Asnjë nuk është larguar pse ka qenë bashkëpunëtor i sigurimit.  I pari që duhet të largohet është ish prokurori, Ardian Dvorani, por ka edhe të tjerë. Ligji ekziston. Ligji për lustrimin e sistemit të drejtësisë e policisë, nuk kanë asnjë zbatim. E rëndësishme është të bëjmë një ligj për gjah shtrigash.

Ne kemi dorëzuar këtë ligj dhe presim të paraqiten në parlament. I qëndrojmë dekomunistizimit dhe hapjes së dosjes për cdo invidiv. Nuk jemi kurrë për gjah shtrigash të bësh një ligj për një njeri. Nuk jemi për shkatërrimin e sigurisë kombëtare. Se nëse thua nuka njoh dy komisionet e mëparshme, kur ata nuk anulohen për asnjë tjetër përvec se në gjykatë.

Nëse vijojmë praktikë gangsterësh ju garantoj se nesër ata mund të kalojnë një nen tjetër për pronat, pasuritë private. Nuk ka shtet që e bën këtë përvec se juntat.

Përdor këto mekanima si rrugë ndaj kundërshtarëve politikë, por që do dështojë. PD është plotësisht për hapjen e dosjeve, kjo është e palëkundur. Askush s’mund të pengohet të njihet me dosjen e tij të padisë persekutorin e tij. Ne gjykojmë se lustracioni, nga funksionet drejtuese për një periudhë kohe të caktuar, është e domosdoshme. Ata që kanë persekutuar duhet të largohen, ajo që bëri mbrëmë Rama është për gjah shtrigash. Nuk biem në kurth” u shpreh Berisha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA