Pazar me Alibeajn për dosjet? Balla: Meta të sqarojë pozicionin e tij pas miratimit të këtij ligji

21/10/2022 13:37

Nuk ka patur nuk ka asnjë lloj pazari me Enkelejd Alibeajn lidhur me votimin e mesnatës në Kuvend për hapjen e dosjeve.

Kështu u shpreh kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla në një konferencë për mediat, pas votimit të ndryshimeve në ligjin për dosjet e ish Sigurimit.

“Unë mendoj se z.Meta të sqarojë pozicionin e tij pas miratimit të këtij ligji. Ajo që ka rëndësi është fakti që Shqipëria mbrëmë ka pasur një vendimmarrje të dobishme dhe në dobi të vendosjes së një paqeje sociale.

Secili nga ne duhet të vendoset në mendjet e secilit që ka vuajtur regjimin. Ironia është këtu se këto iniciativa po ndërrmeren nga PS. Qasja e PS është me një parim të qartë të bashkuar jo të ndarë dhe këto janë nisma që bashkojnë. Nuk ka patur dhe nuk ka asnjë lloj pazari.”– u shpreh Balla.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA