Kreu i Grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj deklaroi se hapja e Dosjeve është një detyrim për të gjithë në mënyrë që vendi të shkëputet nga e shkuara dhe trashëgimia e regjimit.

Alibeaj shtoi se projektligji duhej të ishte depozituar më parë, ndërsa përmendi disa nga inciativat e PD për shndërrimin në muze kombëtar të Burgut të Spaçit dhe Kampit të Tepelenës, apo ndalimin e propagandës komuniste.

Jeni në dijeni se e gjithë kjo bëhet për dekomunistizimin për hapjen e dosjeve, më e madhe se kaq që unë e përmbledh, ka pasur disa iniciativa, është e udhës tua them, iniciativa është ai i cili ka pasur si synim një gjë të thjeshtë për kujtesën, atë të depozituar në korrik ligj për trashëgiminë, kampi i Tepelenës dhe burgu i Spaçit të kthehen në muze kombëtar element i kujtesës është një nga komponentët më të rëndësishme nga ndarja e komunizmit. Kemi depozituar cilësimin me ligjshme ngritjen si muze të kampit të Tepelenës dhe burgut të Spaçit. E dyta iniciativë është ajo e cila lidhet me ndalimin e propagandës komuniste, të sistemit komunist, është një projektligj i plotë i artikuluar ,shqyrtuar ka nisur puna e konsultimit që në 2018, në katër gusht 2022 është depozituat për ndërgjegjësim, kujtesë kolektive të regjimit totalitar. Ky ishte komponenti i dytë që përmban atë që plotëson procesin e dekomunistizimit të shoqërisë shqiptare. Ligji për hapjen e dosjeve, më duhet të bëj pak qartësi, në 2015 është miratuar nga kuvendi ligji për autoritetin dhe informimin e dosjeve, në atë kohë është bërë një lloj avancimi i lehtë drejt hapjes ku jepej mundësia që vetëm dy kategori të kishin mundësi të njiheshin edhe kjo në mënyrë të kufizuar, viktimave dhe autorëve të krimeve të sigurimit të shtetit, ishte e paqartë arsyeja se përse u jepej mundësia autorëve. Ajo që dua të sqaroj është se ajo që flasim sa pa hyrë në fuqi ligji publiku, një individ e ka të pamundur të shkojë tek autoriteti të paraqesë një kërkesë dhe të marrë në këmbim informacionin dhe kopje. E pamundur, ju jeni gazetarë po të shkojë sot dhe të bëjë një kërkesë dhe të marrë informacion nuk e merr dot, sigurisht fakti që unë e them sot që edhe sot nuk është e mundur. Ne e kemi pasur detyrim që në ‘91 që ta bënim këtë hapje të plotë të dosjeve për publikun shqiptar se është një nga mjetet, tashmë është ende e nevojshme të shkëputemi nga trashëgimia. Duhet ta kishim bërë më parë, të tjerë duhet ta kishin bërë më parë që në ‘90 kërkonin Shqipëri si gjithë Evropa. Ishte e pamundur i cili ka interes, ka nevojë që të njihet me këtë të shkuar të shkonte dhe të merrte informacion, e pamundur, çfarë bëmë ne, dy amendamente”– tha Alibeaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA