Ilir Meta i vënë nën akuzë si ish-bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit do i nënshtrohet riverifikimit. E shkuara e tij do kalojë në filtrin e autoritetit tëdosjeve, pasi kaluzola që e mbronte u shfuqizua nga parlamenti.
Ligji që synon ta ekzekutojë politikisht, për Ilir Meteën është produkt i marrevëshjes Rama-Basha.
Meta: Loja me historinë e I.M është lojë Rama-Basha. Ndodhi kur u zëvëndësuan dy anëtarë të Autoritetit Dosjeve. Lulzim Basha do mundohet të prishë punë sa të mundet se ai është peng.
Në krah Ilir Metës i doli Sali Berisha, i cili braktisi votimin në Kuvend.
Berisha: S’jemi për gjah shtrigash. Ai është ligj antimete. Dëshmuan se ske qëllim tjetër se gjah shtrigash qëllimi i dytë i Ramës është të përdorë dosjen për shantazh.
Por, për ligjin që synon të nxjerrë jashtë politikës spiunët e ish-sigurimit, socialistët bashkuan vota me demokratët e grupimit Alibeaj.
Sali Berisha mendon se ata bënë vetëm një gabim, që nuk rrezikon negociatat për ribashkimin e dy grupimeve në PD për zgjedhje.
Berisha: Bisedimet janë të sinqerta, deputetët bënë një gabim, votimi ishte fatkeq, bënë gabim se duhet të lexonin ligjin para se të votonin.
Por Ilir Meta mendon ndryshe. Ai paralajmëroi Berishën për kërcenimin që i vjen nga afrimi me demokratët që bashkuan votat me Edi Ramën.
Meta: Kemi të bëjmë me deputetë që s’kanë ca humbasin veç pazareve se janë peng. Elektorat s’kanë, moral s’kanëe ata, besë s’kanë.
Top Channel