Protesta e pedagogëve, Rama: Rritja e pagave s’do të ndodhë deri kur të vijë radha e natyrshme

20/10/2022 08:12

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për protestën e pedagogëve, të cilët po bojkotojnë mësimin që prej nisjes së tij.

Kryeministri Edi Rama postim në Twitter:

Mediat e angazhuara masivisht për ta paraqitur si masive protestën e një pakice pedagogësh,nën udhëheqjen e nongratave e të shiksave të tyre,flasin për gjoja një Veting që do bëka regjimi imagjinar për pedagogët! Asnjë Veting as do bëhet, as është thënë e as është e menduar! Sa për rritjen e mëtejshme të pagave e përsëris, nuk  do të ndodhë deri kur të vijë radha e natyrshme, pas pensionistëve në fundvit dhe pas daljes dimri, kur do të bëjmë bilancet e kostove të mburojës së energjisë elektrike, edhe për familjet e pedagogëve që mbrohen nga qeveria!

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA