Kriza energjitike/ Berisha: Rama ka frikë të përballet, nuk mund të fshihet pas Ballukut! Të vijë e të japë llogari para shqiptarëve

20/10/2022 13:31

Kryedemokrati Sali Berisha, gjatë fjalës së tij ditën e sotme në Kuvend, është shprehur se Rama po fshihet pas ministres Balluku pasi nuk mund të përballet me krizën energjitike. 

Ai tha se prania e tij duhej të ishte e domosdoshme ditën e sotme në Kuvend, pasi ai duhet të japë llogari para shqiptarëve, pasi është aktori kryesor i kësaj grope të zezë.

“Mungesa e kreut të qeverisë i cili ka shndërruar energjinë në një mjet të tmerrshëm dhune financiare e psikologjike ndaj qytetarëve, ka shtruar një gropë të zezë të pafundme vjedhjeje. Ai ka frikë të përballohet me të por nuk mund të fshihet pas Ballukut. Duhet të vijë këtu të japë llogari para shqiptarëve. Ai është autori kryesor i kësaj grope të zezë. Ajo çfarë nuk më pëlqen mua është se ju toleroni gjëra të patolerueshme. Ai është përgjegjësi kryesor i kësaj vjedhjeje të tmerrshme që po ndodh në Shqipëri me energjinë. Hajde të konsultojmë të dhënat e të vërtetat.”- tha Berisha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA