Guida e gjuetisë së luksit thotë se ‘blerja’ e kafshëve është ‘biznes gjigant’, një industri si tregjet e aksioneve (fotot)

20/10/2022 21:51

Një guidë gjuetie luksi në Afrikën e Jugut ka shpjeguar se shifra gjigante parash lëvizin në blerjen e shitjen e kafshëve per t’u vrarë.

Ish-ekonomisti britanik Christophe Maes, thotë se la prapa gjithçka për t’u bërë një guidë gjuetie në Afrikën e Jugut.

Duke ecur mes stallës ku mban rreth 300 kafshë për të shitur, Maes thotë për rrjetin Endevr se meshkujt e fuqishëm nuk shiten kurrë, me shpresën se do të prodhojnë një numër maksimal bebesh me cilësi trofeu.

“Po, ato janë trofe, kafshët më të bukura vlejnë më shumë për gjueti”, shpjegon Maes .

Komentet e Maes bëhen në dokumentarin “Të paguash për të vrarë: Industria makabre e gjuetisë në Safari”, ku tregohet për shitjen, blerjen dhe gjuetinë e kafshëve që konsiderohen asgjë më shumë se transaksione biznesi.

“Kafshët duhet të jenë të shëndetshme, pa parazitë, dhe kjo kthehet në një mënyrë jetese për shumë njerëz, është një biznes i madh,” vijojn Maes.

Guida e gjuetisë shpjegon më tej se dhe fermerët po lënë kujdesjen e gjedhëve në fermë për t’u marrë me kafshë gjaku, pasi është një treg në rritje. “Ndoshta më mirë se tregu i aksioneve”, shton ai.

Është raportuar më herët se rreth 10,000 fermerë në Afrikën e Jugut mbarështojnë kafshë për t’u vrarë në gjueti, sado barbare që kjo mund të tingëllojë.

Kjo është në fakt ajo çka grupe aktivistësh si ‘Born Free’ po përpiqen të ndalojnë, duke thënë se biznesi i gjuetisë së kafshëve “trofe” duhet mbyllur.

Gjuetia e luksit çdo vit i kushton jetën mijëra kafshëve të egra, shpeshherë specie të rrezikuara që vriten me pushkë, shigjeta apo armë të tjera nga këta gjuetarë të sëmurë me pagesë, të cilët mund të paguajnë shifra të mëdha parash. Sa më e veçantë të jetë kafsha aq më shumë janë gati të paguajnë gjuetarët”, thonë aktivistët.

Aktivistët shtojnë në sensibilizimin e tyre: “Gjuetia e trofeve të luksit është një rikthim mizor në të shkuarën koloniale që vret kafshët më impresionuese dhe trazon grupet shoqërore të kafshëve, në goditjen e rëndë psikologjike që përçohet te popullatat njerëzore dhe ekosistemet. Këto gjëra vetëm tani kemi nisur t’i kuptojmë”.

FOTO GALERI
1/3
Ankandi i kafsheve ne Afriken e Jugut

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA