Berisha e Meta mbrojnë pedagogët/ Ish-kryeministri: Rama e ka shpërblyer Kovaçin për punën ne SHISH

20/10/2022 05:35

Opozita i doli sërish në krah kryetarit te sindikatës së arsimit të lartë Aleksandër Kovaçi, jo vetëm në nismën për protestë e bojkot te procesit akademik, por edhe ndaj deklaratës së kryeministrit se ai ka qenë angjent i shërbimit informativ ne vitin 1997.

Gjate takimit me strukturat e  Tiranes, Berisha pohoi se ka qene qeveria e Edi Ramës qe e ka shpërblyer Kovaçin për punën qe ka bere ne SHISH.

Berisha: Ai është larguar në vitin 2015 dhe e vërteta është i shpërblyer nga qeveria e Edi Ramës, sepse ka qenë një punonjës i përgjegjshëm i atij institucioni. Por ka një kryeministër gangster që nuk di ca flet, se çfarë janë institucionet, dhe që duhet patjetër që të gjithë të thonë atë që thotë ky se pastaj janë armiq dhe i thotë sot se ke punuar në SHIK, një njeriu që ka 3 herë më shumë se ai.

Sinkroni opozitar u plotësua nga Ilir Meta, i cili në rrjetet sociale doli në mbrojtje të kreut te sindikatës i vënë nën akuzë si shiks.

 Ilir Meta: Solidaritet dhe mbështetje për të dhe të gjithë pedagogët në protestë deri në plotësimin e kërkesave! Mjaft denigrimit neokomunist të individëve për të mbuluar faktet që ulërasin fort për gjendjen e mjeruar të universiteteve

Protesta e sindikatës së arsimit të larte është kthyer në objekt akuzash ndërmjet maxhorancës dhe opozitës, krahas pedagogëve opozita i beri thirrje dhe infermierëve dhe mjekeve te mbushin sheshet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA