“StarTop” është programi më i ri në Top Channel, i cili do të startojë këtë të shtunë në orën 17:00.
Ky program do t’i japë mundësinë çdo ideje novatore, për tu kthyer në një biznes.
I ftuar në studion e “Ftesë në 5” Eno Popi, moderatori i programit më të ri, tregoi më shumë detaje rreth mundësive që do tu jepen pjesëmarrësve në biznesin e tyre.
Eno Popi zbuloi se 10 minutëshi i artë, vlen për këdo që ka një projekt për të cilin e sheh veten të suksesshëm.
“Ta vlerësojnë se si ecën një punë dhe një projekt. Është shumë e rëndësishme ai 10 minutëshi i artë për këdo qe e sheh veten të projektuar për të qenë i suksesshëm”, u shpreh moderatori.
Ai tregoi se tashmë janë regjistruar episodet e para dhe ka vënë re se të gjithë duan të çojnë përpara produktin e tyre, mbi të cilin do të jetë shkrimi “Made in Albania” (Prodhuar në Shqipëri).
“Ne kemi regjistruar episodet e para. Më shumë më kanë bërë përshtypje disa zonja nga zona e veriut në Shkodër, që kishin ndërtuar një punishte me gjëra artizanale dhe ato që i kishin bërë i kishin si model suveniresh, të veçanta. Ato donin të rrisnin biznesin e tyre dhe mbrapa të shkruhet made in Albania. Dhe po flasim për një produkt që shitet shtrenjtë”, shtoi më tej Eno Popi.
Top Channel