LAJM I FUNDIT/ Rama komenton për herë të parë ndryshimet në qeveri Në agjendën mbështetëse të ambasadores amerikane Yuri Kim përpos prokurorëve të SPAK, janë shtuar edhe gjyqtarët antikorrupsion, të cilët vendosin mbi hetimet e prokurorisë se Posaçme dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit.
E ndërsa zyrat janë të ndryshme, qëllimi i takimeve është i njëjtë. Për tu kujtuar njerëzve të drejtësisë se ‘ligji i barabartë për të gjithë’, do të thotë, askush nuk është mbi ligjin.
Një postulat i jurisprudencës ky, që me gjuhën e diplomacisë amerikane është përsëritur mbas dënimit të çdo zyrtari të lartë.
Po për kë bien këmbanat? Nisur nga mesazhet e vazhdueshme ku theksohet mbështetja e ndërkombëtarëve për të hetuar e gjykuar të pandëshkuarit, e qartë është se amerikanët ashtu si publiku shqiptar presin si rezultat hetimin e të korruptuarëve.
Duke përmendur se reforma gjendet në një faze kritike, ambasadorja amerikane ju bëri thirrje gjyqtarëve që të kryejnë punën me integritet pavarësisht nga kërcënimet dhe nxitjet e atyre që kërkojnë të ruajnë mos ndëshkueshmerinë ose privilegjin e tyre të paligjshëm.
“Kërcënimet dhe nxitje të tilla janë në vetvete të paligjshme dhe duhet të hetohen dhe te ndiqen penalisht” u ka deklaruar gjyqtarëve Yuri Kim. Në fakt që amerikanët kanë dijeni mbi përpjekjet për të joshur dhe frikësuar gjyqtarët që ata të mos ndeshkojnë të fuqishmit, kjo u njoftua në twiterin e ambasadores pak ditë më parë.
Megjithatë mbetet e paqartë se kush është gjyqtari apo prokurori që mund të jetë kërcënuar apo shantazhuar.
Cilido qoftë ai , prokuror apo gjyqtar, e kuptueshme është se ai ka në dorë një dosje të madhe.
Top Channel