Mediu: Në zgjedhje me një kandidat! Kreu i PR: Opozita të ridimensionojë marrëdhëniet me SHBA dhe BE

19/10/2022 15:36

Aleatet historik të partisë demokratike propozojnë që krahas primareve kandidatët për zgjedhjet e pushtetit vendor të testohen edhe përmes sondazheve.

Kryerepublikani Fatmir Mediu ka të drejtën ekskluzive të propozimit të emrave nuk duhet ta ketë vetëm partia demokratike.

“Nëse PD flet për zgjedhje paraprake të hapura Shkodra mund ta provojë zgjedhje paraprake edhe me simpatizantë le të votojnë qytetarët e Shkodrës. Një mënyre tjetër të bëhet një sondazh, pra mos tëketë kandidat se i propozon vetëm një parti por të jetë i mirëpranuar nga të gjithë qytetet si kandidate më të mirë”- tha Mediu.

Nga Shkodra e vetmja bashki e udhëhequr nga të djathtët, Fatmir Mediu kërkoi që aletatët të gjejnë sa më parë gjuhën e konsensusit për të dalë me një kandidat të përbashkët për të mundur kundërshtarin politik.

Partia republikane është aleatja më e natyrshme e demokratëve dhe për Fatmir Mediun drejtuesit e saj duhet të ridimensionojnë marrëdhëniet me ndërkombëtarët.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA