“Dje thonë sajesa të Soros, sot bëjnë lojëra”, Rama sulmon opozitën nga Gjirokastra: E zhytyr në thesin e rublave

19/10/2022 13:02

Gjatë takimeve në bashkinë e Gjirokastrës, kryeministri Rama sulmoi sërish opozitën sa i përket financimeve me paratë ruse.

“Opozita e zhytur në thesin e rublave, dhe ajo që kemi parë nuk është e gjitha. Ato paratë ruse Që deri dje thonin janë sajesa të Ramës e Soros e sot bëjnë lojëra e thonë jo unë s’dija e unë s’isha, jo ishte ai jo ishte ky. C’janë këta arrogantë që thonë të kursejmë sikur jemi në komunizëm, pop se komunizëm është Gjermania që thotë do I ulim temperaturën pishinave, do heqim ujin e ngrohtë në shkolla, nuk janë në komunizëm, por është luftë.

Jemi në luftë edhe në edhe Gjirokastra. Ka ardh lufta me dorën e inflacionit, ama kjo nuk mjafton të ngremë duart lart, nuk do i ngremë do kërkojmë cdo mundësi sic bëmë në tetor. Që edhe pë rata që nuk e kanë problem jetik, por psikologjikisht ishte dicka rënduese por edhe për pjesën tjetër që iu duken sikur harxhonin më shumë.

Patëm reshje dhe e shtymë, shiun e presim por nuk e bëjmë dot, por kursimin mund ta bëjmë.

Kemi hyrë në një situatë paradoksale, kur hapim sytë edhe shohim diell mërzitemi duam shi.

Pastaj nisin përrallat, kemi ujë e lumenj. Jo dritat ndizen nga HEC, që edhe në vitin më të lagësht prodhojnë 75% të energjisë që i duhet këtij vendi, i cili zhvillohet. Energjinë e sjellin HEC-et, jo lumi.” u shpreh Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA