Dhunë në familje, tapë në timon dhe pa leje drejtimi, në pranga katër persona në Elbasan

19/10/2022 10:28

Katër persona kanë rënë në prangat e policisë së Elbasanit gjatë 24 orëve të fundit.

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd u bë ndalimi i shtetasit Hekuran Çekrezi, 61 vjeç, banues në Prrenjas, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan e ka dënuar me 6 muaj burgim, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasit: R. Ç., 33 vjeç, banues në Peqin, pasi u kap nga shërbimet e Policisë Rrugore, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;  S. Z., 53 vjeç, banues në Elbasan, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi dhe E. B., 30 vjeç, banues në Cërrik, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi.

Sipas policisë, materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Top Channel