Ndërsa qeveria ka hedhur për konsultim publik paketën fiskale 2023, shoqatat e biznesit janë të pakënaqura me ndryshimet pasi sipas tyre nuk ndihmojnë në përballimin e krizës.

Ata kanë dalë me një listë kërkesash për qeverinë ku kërkojnë ulje të taksave dhe rishikimin e gjobave që parashikohen për evazionin fiskal.

Të pezullohet detyrimi i TVSH-së e parapaguar në doganë për makineritë.
Heqja e TVSH për makineritë të lidhura me prodhimin e energjisë.
Heqje TVSH për makineritë e përdorura në industri
Heqje e akcizës për gazin
Heqje e taksës se ndikimit ne infrastrukture
Te hiqet taksa 3% për banesat sociale
Te hiqet taksa e qarkullimit te karburantit
Heqja e taksës dheut për ndërtuesit
Rimbursimi i TVSH
Mbështetje direkte për qumështin 10 leke
Heqje TVSH për bërësit e sojës

Komuniteti i biznesit ka shprehur rezerva edhe lidhur me draftin e amnistisë fiskale dhe kërkojnë që nisma të rishikohet.

“Miratimi i ligjit për amnistinë fiskale do të jetë një mbështetje për ekonominë. Projektligji i cili po ripunohet nga qeveria, duhet të marrë në konsideratë edhe amnistimin e kapitaleve/vlerave financiare të subjekteve tregtare. Kapitalet e më siperme që do të legalizohen në favor të subjekteve tregtare fillimisht duhet të jenë verifikuar në mënyrë të detajuar pasqyrat financiare të secilit prej subjekteve tregtare, dhe së dyti, pasi të jetë paguar tatimi mbi fitimin e kapitaleve të saktësuara të subjekteve tregtare.”- tha Nikolin Jaka

Paketa fiskale 2023 nuk paraqet ndryshime të qenësishme, por fokusohet tek ndëshkimi i evazionit që bën biznesi me 10 fishim të gjobave, disa ndërhyrje të tjera në sektorin energjetik si dhe në mallrat e akcizës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA