Ish-kryeministri Sali Berisha shprehu mbështetje për protestën e pedagogëve, duke theksuar se PD-ka agjendën e vet të protestave, ndërsa sindikatat të tyret.
“Parlamenti ka agjendën e vet nesër, por kryeagjenda është mbrojtja e elitës universitare dhe denoncimi i këtij agresioni, këtij sulmi të shpëlarë, nuk e besoni se çfarë terrori bëhet për t’i përçarë. Nesër ata kanë thirr grevë të përgjithshme, ne e mbështesim këtë grevë, ndërkohë që ne kemi agjendën tonë të protestave. Sindikatat kanë të vetat, ne do mbushim rrugët e sheshet kur shohim që shqiptarët përçahen, ne do jemi në ballë të tyre”, tha Berisha.
Sindikata e pedagogëve përshkallëzoi sot hapat deri në përmbushjen e kushteve të tyre.
Sindikata njoftoi sot se nesër do të ketë bojkot total të mësimit, ndërsa është njoftuar mbajtja e protestës kombëtare përpara Godines së Korpusit Qendror të Universitetit Politeknik
Nesër në orën 11:00 do të zhvillohet protesta kombëtare, në formën e bojkotit total, përpara Godines së Korpusit Qendror të Universitetit Politeknik, ku do të marrin pjesë të gjitha universitetet publike të vendit.
Sindikata u bëri thirrje edhe studentëve që t’i bashkohen protestës, e cila synon zgimin dhe ndërgjegjësimin e gjithë shoqërisë shqiptare për shqetësime të tilla ekzistenciale.
Pedagogët i kanë dërguar nëntë kërkesa qeverisë. Ata po zhvillojnë protesta pasi kërkojnë dyfishimin e pagave, ndërsa shprehen se nuk u mjafton rritja 7% nga buxheti i shtetit dhe 8% nga vetë universiteti.
Top Channel