Prokuroria e Posaçme në Kosovë tha të martën se një serb i akuzuar për përfshirje në vrasjen e civilëve shqiptarë në vitin 1999 është arrestuar në Hungari në bazë të një urdhër arresti ndërkombëtar.

Prokuroria tha se i arrestuari që u identifikua me nistoret S.S. dyshohet se në pranverën e vitit 1999 mori pjesë në vrasjen e 33 civilëve shqiptarë në një lagje të qytetit të Pejës rreth 85 kilometra në perëndim të Prishtinës.

Mediet në Hungari thanë se autoritetet e drejtësisë hungareze do të vendosin nëse ai do t’u dorëzohet autoriteteve në Kosovë.

Kosova, doli nga lufta e viteve 1998-99 me mbi 10 mijë të vrarë, kryesisht shqiptarë dhe mijëra të zhdukur, për fatin e mbi 1mijë e 600 prej të cilëve ende nuk dihet asgjë,

Ajo shpalli pavarësinë e saj nëntë vjet pas luftës që mori fund me ndërhyrjen e NATO-s.

Beogradi i mbështetur nga Moska vazhdon të kundërshtojë pavarësinë e Kosovës, ndonëse normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet të dyja palëve është kusht për integrimet e tyre evropiane./voa

Top Channel