Tentoi të vriste një person në Mamurras, Apeli lë të lirë Bardhok Nokën

18/10/2022 12:03

Gjykata e Apelit në Tiranë ka vendosur deklarimin e pafajshëm të 42-vjeçarit Bardhok Noka, i cili tentoi të kryente vrasje në Mamurras dy vite më parë. 

Gjykata e Kurbinit në vendimin e datës 10.05.2021 kishte vendosur 14 vite burgim për 42-vjeçarin, por Apeli e rrëzoi këtë vendim duke e shpallur të pafajshëm.

Bardhok Noka në bashkëpunim me një shtetas tjetër në prill 2020 ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit BMË të shtetasit K. (N.). Sh.

NJOFTIM PER MEDIAN

Referuar interesimit të mediave, Gjykata e Apelit Tiranë, informon sa më poshtë:

Në  Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kurbin, u zhvillua gjykimi lidhur me çështjen penale që i përket të  pandehurit me iniciale B.N, i akuzuar për kryerjen e veprave penale të  Vrasje me dashje”, mbetur në tentativë si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” , të parashikuar nga nenet 76, 22 dhe 278 të  K.Penal.

Fakti objekt akuze lidhet me ngjarjen e datws 28.04.2022, ku në aksin rrugor Mamurras – Ura e Drojës, në dalje të qytetit të Mamurrasit, shtetasi me iniciale B.N u akuzua, se si pasojë e një konflikti verbal me shtetasin me iniciale K(N)SH(P), ka qëlluar me armë zjarri drejt makinës sw kwtij tw fundit.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor  Kurbin,  me vendimin nr. 628-74, datë 10.05.2021 ka vendosur

  1. Deklarimin fajtor të të pandehurit B.N, për kryerjen e vepres penale “ Vrasje me dashje”, mbetur në tentative, parashikuar nga neni 76 e 22 i K.Penal, dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 7 (shtatë) vjet burgim.
  2. Deklarimin fajtor të të pandehurit B.N, për kryerjen e vepres penale “ Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, parashikuar nga neni 278/1 i K.Penal,

dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 5 (pesë) vjet burgim.

  1. Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal “Caktimin e dënimit për disa vepra penale”, dënimin me e të pandehurit B.N me 7 (shtatë) vjet e 6 (gjahstë) muaj burgim.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga Prokurori i Rrethit Gjyqësor Kurbin, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit, lidhur me maswn e dwnimit, si më poshtë:

-Për kryerjen e vepres penale “ Vrasje me dashje”, mbetur në tëntative, parashikuar nga neni 76 e 22 i K.Penal, dënimin me 11 (njëmbëdhjetë) vjet burgim.

– Për kryerjen e vepres penale “ Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, parashikuar nga neni 278/1 i K.Penal, dënimin me 5 (pesë) vjet burgim.

-.Në aplikim të nenin 55 të Kodit Penal në bashkim të dënimeve caktimin ndaj të pandehurit të një dënimi të vetëm prej  14 (katërmbëdhjetë ) vite burgim.

-Gjithashtu, ankim paraqiti edhe i pandehuri me iniciale B.N, i cili kërkoi prishjen e vendimit dhe pushimin e çështjes pasi nuk vërtetohet fajësia e tij.

Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Apelit Tiranë, e përbërë nga trupi gjykues me Relatore Gjyqtare znj. Edlira Petri dhe anëtarë znj. Valdete Hoxha dhe z.Genti Shala, me vendimin nr. 969,  datë  17.10.2022 vendosi:

– Ndryshimin e vendimit nr. 628-74, date 10.05.2021 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Kurbin.
-Deklarimin e pafajshem te te pandehurit B.N per veprat penale te “vrasjes me dashje” te mbetur ne tentative parashikuar nga nenet 76 dhe 22 te Kodit Penal si dhe “mbajtjes pa leje te armeve”, parashikuar nga neni 278/2 i Kodit Penal.

Tiranë, 17.10.2022

GJYKATA E APELIT TIRANË

 

Top Channel