“Sot nuk ka mësim”, pedagogët vijojnë protestën: Bojkoti do të vijojë, orët e humbura do zëvendësohen

18/10/2022 11:00

Ndërsa kreu i qeverisë mblodhi sot në takim rektorë e dekanë të universiteteve publike e private, pedagogët kanë vijuar grevën në fakultete, ashtu sikundër kishin paralajmëruar.

Ata shprehen të vendosur se do të vijojnë të bojkotojnë mësimin deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

“Vendosim ndërprerje të plotë të procesit mësimor gjatë gjithë ditës dhe duke u mbledhur çdo orë 10 para fakulteteve tona. Bojkoti do të vazhdojë çdo ditë derisa qeveria të premtojë se do plotësohen kërkesat.

Sot nuk do të ketë mësim, studentë të na mirëkuptojnë. Kryeministri të financojë universitete e rretheve. Të profilizohen Universitetet e rretheve. Vetëm përmes këtij qëndrimi do t’i rikthehet dinjiteti arsimit të lartë dhe universitetit në vend.

Misioni akademik vazhdon. Si mund të ngjallë shpresë një universitet në këtë lloj situate. Të gjithë e kanë mendjen të largohen nga Shqipëri, ndaj të gjithë janë regjistruar për infermieri në Vlorë. Do i zëvendësohen orët e mësimit, në orë shtesë, fundjavë.” – u shpreh kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Sandër Kovaçi.

Top Channel