Një tjetër banesë që ishte përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike, me anë të llambave elektrike është identifikuar në Shkodër.

Gjatë operacionit policor të koduar “Qarku”, në banesën e shtetasit me iniciale M. Sh. në Dajç, policia ka gjetur 20 fidanë të dyshuar narkotikë të kultivuar në vazo plastike, bimë të dyshuara narkotike në proces tharjeje dhe lëndë të dyshuar narkotike kanabis me peshë rreth 1.2 kg.

Droga dhe  pajisjet elektrike që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike në ambiente të mbyllura janë sekuestruar nga policia. Në banesën e 32-vjeçarit është gjetur dhe një armë zjarri pushkë.

I dyshuari është arrestuar dhe do të hetohet nga Prokuroria.

Gjatë shtatë fazave të megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Qarku” janë vënë në pranga 34 shtetas, si dhe janë sekuestruar në total, 270.7 kg kanabis, 476 bimë dhe fidanë kanabisi, dhjetëra doze kokaine, pajisje që shërbenin për përpunimin e kanabisit, 2 armë zjarri, municion luftarak, 1 armë sportive, 4 automjete dhe 16 aparate celulare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA