Shtatë hidrocentrale në Gostimë, Enti Rregullator i Energjisë jep licencat e prodhimit të energjisë elektrike

18/10/2022 09:51

Enti Rregullator i Energjisë (ERE) ka lëshuar licencat e prodhimit të energjisë elektrike për kompaninë “Egnatia Hydropower” për një grup hidrocentralesh pranë Elbasanit në pjesën qendrore të Shqipërisë.

Egnatia Hydropower synon të ndërtojë shtatë hidrocentrale me një kapacitet total prej 48.9 MW në Gostimë në pellgun e Shkumbinit. Marrëveshja e saj koncesionare është e vlefshme edhe për pak më shumë se 25 vite të tjera, sipas ERE, e cila ka dhënë licencat për prodhimin e energjisë elektrike për kaskadën.

Njësia më e madhe është parashikuar me kapacitet prej 16.8 MW, ndërsa më e vogla është vetëm 450 kW. Sipas të dhënave të disponueshme, më herët ishin planifikuar të instaloheshin të paktën 11 projekte për hidrocentrale në Gostimë, sipas Balkan Green Energy News.

Një valë investimesh në hidrocentrale të vogla në Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë shkaktoi protesta kundër dhjetëra projekteve në vitet e fundit.

Ndryshimet klimaterike i bëjnë më të shpeshta si përmbytjet ashtu edhe thatësirat.

Top Channel