Foto ilustruese

Pesë persona janë vënë në pranga, pasi shpërndanin lëndë narkotike në doza.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Supplier 5” u vunë në pranga:

-Santiago Karaj 19 vjeç dhe Markeliano Leka 25 vjeç, të dy banues në Tiranë;

– Noel Stafa 24 vjeç, si dhe nisi procedimi penal për 22-vjeçarin Xh. Sh., të dy banues në Tiranë:

– Kristi Laska 25 vjeç, banues në Tiranë, si dhe nisi procedimi penal për 22-vjeçarët me iniciale S. S dhe M. K., pasi kanë patur dijeni për krimin por nuk kanë treguar;

– Lirim Hoxha 32, banues në Tiranë, iu gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë.

Policia ka gjetur doza kokaine dhe kanabisi, të cilat janë sekuestruar.

Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se të arrestuarit, pasi siguronin lëndë narkotike kanabis, e shpërndanin atë në doza në zona të ndryshme të Tiranës.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Njoftimi policisë:

Tiranë/Goditen, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, 4 raste të veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Supplier 5”.

Shpërndanin lëndë narkotike në doza, vihen në pranga 5 shtetas, procedohet në gjendje të lirë bashkëpunëtori i njërit prej tyre.

Procedohen penalisht edhe 2 shtetas të tjerë, për moskallëzim krimi.

Sekuestrohen doza kokaine dhe kanabisi.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se disa shtetas shpërndanin lëndë narkotike, në zona të ndryshme të Tiranës, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin “Supplier 5”, për lokalizimin dhe kapjen e tyre.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit:

– S. K., 19 vjeç, M. L., 25 vjeç, të dy banues në Tiranë. Gjatë kontrollit fizik ndaj këtyre shtetasve, në rrugën “Papa Gjon Pali II”, shërbimet e Policisë iu gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuara narkotike cannabis sativa. Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se këta shtetas, pasi siguronin lëndë narkotike kanabis, e shpërndanin atë në doza, në zona të ndryshme të Tiranës;

– N. S., 24 vjeç, banues në Tiranë, si dhe nisi procedimi penal për shtetasin Xh. Sh., 22 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë iu kanë gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuara narkotike të llojit cannabis sativa;

– K. L., 25 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë. Në vijim të veprimeve për këtë rast, nisi procedimi penal edhe për shtetasit S. S., 22 vjeç dhe M. K., 22 vjeç, pas kanë patur dijeni për krimin, por nuk kanë kallëzuar;

– L. H., 32 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Top Channel