Kryeministrin Edi Rama u bëri thirrje universiteteve që të reflektojnë dhe të veprojnë me sistemin e tyre, që të kthehen në një nga më të mirët në botë.

Ai u shpreh se sistemi arsimor universitar do të reformohet sërish, gjatë takimit me rektorët e  universiteteve publike dhe jo publike në vend.

S’mund të jemi në këtë pozitë pasive, tregu atje ka një kapacitet thithës, po ju them Italia mungesa 40 mijë, dhe e fundit dhe prap vijmë tek privatimzimi i financimit, pastaj ne e dimë që duhet të financojmë më shumë, por nuk mund të rrini në pozita pasive dhe të vijoni me furnizimin e mediokritetit për të mbajtur disa persona me rroga në punë, lëvizni, s’mund të presim që tregu të vlerësojë matematikën dhe Fizikën, në vetvete ose i shkojmë sistemit ose…nuk janë degë që kush nuk do të bëhet mësues të shkojë atje se do rrëzojë Ajnishtajnin. T’i bëjmë ato degë atraktive, se mjekësia është atraktive vetë, gazetaria komunikimi hyn tek tre katër të parat që janë atraktive se ka treg, edhe thonë që ata që hyjnë se po shkoj atje po marr disa dije se do shkoj në media apo PR, duhet të reformojmë përsëri sistemin, në aspektin e krijimit të një sistemi universitar që të jetë në gjendje të përmbushi kushtet për t’u rankuar në kushtet evropiane,

Universiteti i Tiranës duhet të jetë një ndër 200 të parat në botë, nëse Tirana ka 8 projekte që është lider në sinergji në universitetet të BE me financimet evropiane kjo të thotë se kapacitete janë, por si do ta çojmë të 200-ën, do e çojmë duke ndjekur një nga një të gjitha kushtet dhe duke prodhuar të gjitha kushtet, do t’i ftoja disa nga universitetet për një reflektim, bëni një reeflektim, janë të destinuara t’i bashkohen Universitetet e Tiranës, sot është vonë, të jenë filiale të Universitetit të Tiranës janë të destinuara të ndryshojnë komplet strategji. Ajo që na ndodh është se gjendemi para një papunësie rinore që sot është më e ulët, por që është një papunësi e investuar, se keni dhënë një iluzion, për çfarë i duhet ajo diplomë, këtu universitete kanë një gjë që e kanë të pamundur nga publiket, jopubliket kanë më shumë larmi studentësh krahinash”, tha Rama.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA