Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me rektorët e Universiteteve publike dhe jopublike për të diskutuar mbi procesin e rankimit të institucioneve të arsimit të lartë u shpreh krtitikues ndaj tyre.
Sipas tij, sistemi aktual në Shqipëri nuk është tërheqës dhe nuk e çon më larg vendin.
“Po prek mjekësinë që është një nga krenaritë e sistemit tonë akademik, pasi të diplomuarit gjejnë vend pa problem në çdo sistem të Evropës. Për një gjë duhet të biem të gjithë dakord, nuk mundet që një vend aq I vogël që të kemi universitetet gjeneraliste në të gjithë territorin e Shiqërisë. Me hapa të vegjël por kuptimplotë edhe kërkimi shkencor po rritet edhe mundësitë për kërkim shkencor po zgjerohen, ne duhet të shikojmë nga cilësia, se vetëm kështu do mund të mbajmë më shumë vajza e djem që mbarojnë në gjimnaze për të studiuar këtu, por edhe për të pasur student të huajë këtu.
Gjëja që kemi parë dhe kemi dëgjuar është që në 90% të rasteve duhet të përballemi, duhet të përballemi se siç është ky sistem nuk na çon larg, jo vetëm nuk na çon larg por i bën gjithmonë edhe më aspak tërheqëse degë edhe dyer univeristetesh të cilat detyrohen të ulin komplet pritshmërinë e cilësinë e atyre që marrin. Edhe studentë tanët qofshin vendas ose të huaj nga vende të tjera do mund të vijnë, edhe atje se kemi nevojë për zgjerim të kapaciteteve ofertuese”, shtoi Rama.
Top Channel