Protesta e Pedagogëve/ Presidenti Begaj letër universiteteve: Ndjek me vëmendje zhvillimet, më informoni për kërkesat

18/10/2022 12:58

Presidenti Bajram Begaj u ka dërguar letër rektorëve të universiteteve duke kërkuar informacion në lidhje me situatën e krijuar nga protesta e pedagogëve.

Letra është siguruar nga gazetarja e Top Channel, Kristi Gongo.

Ai shprehet se po ndjek me vëmendje zhvillimet dhe se ata duhet të japin informacion konkret për kërkesat që kanë.

Letra nga Presidenca

Viti i ri akademik nisi më bojkot të mësimit në shumicën prej universiteteve të vendit, ndërsa sot është dita e dytë e grevës në disa prej universiteteve të vendit.

Pedagogët kanë lajmëruar se protesta dhe bojkoti i mësimit do të vijojë deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

Ata thonë se nëse qeveria nuk reagon, ata nuk do të hyjnë në auditore, ndërsa i bëjnë thirrje studentëve që të bashkohen nën sloganin “Investim për arsim cilësor”.

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë parashikon nevojën e një fondi prej 15 milion euro për të vlerësuar rreth 5000 akademikë e staf administrativ, e kjo do të ishte e mundur sipas tyre duke kursyer nga tenderat publike. Ata kërkojnë dyfishimin e pagave, ndërsa rritja e pagës deri në 15 %, ku 7% do të mbulohet nga buxheti i shtetit nuk është mirëpritur nga ana e tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA