Pedagogët: Pagat tona, të ulëta/ Korçë, disa pedagogë bojkotuan mësimin në ditën e dytë

18/10/2022 14:52

Pedagogët e universitetit “Fan Noli” në Korçë kanë protestuar këtë të martë. 

Nga 148 pedagogë në total që japin mësim në 4 fakultetet e këtij universiteti vetëm nje pjesë e vogël e tyre, 15-20 pedagogë kanë bojkotuar mësimin në shenjë proteste për plotësimin e kërkesave të tyre.

Sipas Alba Krekës, kryetare e sindikatës së pedagogëve në Korçë rrogat e pedagogëve janë mjaft të ulëta dhe variojnë nga 400 deri në 700 euro ndaj kërkojnë që pagat e tyre të jenë të njëjta me pedagogët e rajonit krahas kërkesave të tjera që janë parashtruar.

Pedagogë të cilët i janë bashkuar protestës janë shprehur të zhgënjyer nga pjesëmarrja e ulët e kolegëve të tyre.

Një prej pedagogëve është shprehur se ky shembull që po ju japim studentëve nuk është i duhuri.

Nëse pedagogët nuk protestojnë për të drejtat e tyre edhe nxënësit nuk do e kenë kulturën për të protestuar për të kërkuar të drejtat e tyre.

Në universitetin e Korçës janë 3000 studentë prej të cilëve 600 kanë nisur vitin e parë në sistemin bachelor.

Top Channel