PD hap garën e primareve, Berisha: Mirëpriten të gjitha kandidaturat, kjo është përpjekje për t’ju përgjigjur mendjeve të revoltuara

18/10/2022 14:20

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë mbledhjes së sotme të kryesisë së PD-së, ka deklaruar se vendi është në një situatë kritike dhe se primaret janë një përpjekje e fuqishme për t’ju përgjigjur thirrjeve të qindra mijëra mendjeve të revoltuara të qytetarëve për organizimin e protestave të fuqishme në mbarë vendin.

Ai akuzoi qeverinë duke thënë se kanë filluar të grumbullojnë kartat e identitetit  e po përgatisin prapë kasaphanën zgjedhore

“Jemi mbledhur për miratimin e modalitetit që ka të bëjë me pjesëmarrjen e simpatizantëve në zgjedhjet vendore 2023 dhe hapjen e garës primare për pushtetin vendor në të gjitha degët e Partisë Demokratike.
Mbledhja është e një rëndësie të veçantë. Ne vazhdojmë me përpjekjen tonë për një transformim të jetës së Partisë Demokratike në një forcë politike më demokratike, më të hapur. Që vendimmarrjen kryesore ia beson kryesisë dhe simpatizantëve të saj të cilët kanë investim të madh në këtë parti. Do të jenë ata që do përcaktojnë qytetarët e parë dhe këshilltarët e tyre parlamentarë dhe lokalë. Mendoj se kjo risi është një kontribut thelbësor i opozitës shqiptare në demokracinë e këtij vendi. Veçanërisht zbatimi i kësaj praktike merr një rëndësi të veçantë po të kemi parasysh qëndrimin anti demokratik që mbahet edhe është mbajtur vitet e fundit ndaj votës së qytetarëve e cila faktikisht është pothuajse e përjashtuar tërësisht.Ne jemi sot në një situatë kritike që kërkon një angazhim të fuqishëm në procesin e primareve dhe një përpjekje po kaq të fuqishme për t’ju përgjigjur thirrjeve të qindra mijëra mendjeve të revoltuara të qytetarëve për organizimin e protestave të fuqishme në mbarë vendin. Unë kuptoj të gjithë ata qytetarë që nuk kanë mirëpritur shtytjen e protestave e që mezi presin të fillojnë pasi e shohin protestën si një shpëtim ndaj një qeveri që vjedh e mashtron nga mëngjesi në darkë qytetarët shqiptarë dhe shkelmon interesin kombëtar të shqiptarëve. Nuk mund të vazhdohet më tutje, një njeri që kërcënon me arrogancë çdo kërkesë të drejtë. Greva e pedagogëve ka qëllim të shpëtojë të rinjtë, një injorant që mburret se s’ka master as doktoratë. Çfarë është ky produkt që thonë s’më duhen studentët vendas se marr të huajt. Ose do të lëvizësh mesataren ose do ikësh. Jemi të gatshëm të derdhemi në rrugë e në sheshe në momentin më të parë që ta shohim të domosdoshëm. U thotë të rinjve nuk e ul mesataren se do marr nga Bangladeshi punëtorë. Ky ka konceptin e etërve të tij që ishin për arsimin selektiv. Tani ka gjetur mesataren për të kufizuar hyrjen, që nuk e bën askush, asnjë vend. Dyert e universiteteve duhet ët jenë të hapura. Studentët po kërkojnë 100 euro si Kosova, po aq janë pak me qiratë e larta. Situata është shumë e rëndë, kalon nga një sallë në një tjetër me mashtrime të pakonceptueshme. Në tetë muaj janë prodhuar në Shqipëri 3.74 terravat. 100% sa nevoja e vendit. Por këta blejnë jashtë burse me 330 euro. E kanë shndërruar energjinë në bixhozin më të madh. Këtu prodhohet energji si asnjëherë tjetër, në krye të vjedhjeve është qeveria. Nuk shkohet më kështu. Prodhuesit e energjisë kanë investuar, ai nuk a njohuritë më elementare, duhet të nxjerrë investimin në radhë të parë. Nesër do të takohem me kryetarët e degëve të Tiranës, të ndajmë detyrat dhe të angazhohemi në një veprimtari shumëplanëshe. Primaret janë primare, protestat janë protesta. Ky taton naftën 1.2 euro, kjo është logjika e një njeriu që udhëhiqet nga fugat e tij psiqike. Sytë, mendjet e zemrat e shqiptarëve janë të përqendruar nga opozita, ne nuk do ju zhgënjejmë. Do marr takim me faktorët , me frontin, me aleatët dhe sindikatat dhe do nisim lëvizje shpëtimtare për Shqipërinë. Kanë filluar të grumbullojne kartat e identitetit po përgatisin prapë kasaphanën zgjedhore. Në zgjedhje do të marrim pjesë e do të fitojmë. Asgjë s’na pengon për të përmbushur detyrimet ndaj qytetarëve.”– tha Berisha

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA