Ndërtoi pa leje në zonën e mbrojtur të plazhit të Divjakës, në pranga 60-vjeçari

18/10/2022 14:06
Foto ilustruese

Dy persona kanë rënë në pranga në Fier.

Në pranga u vu një 60-vjeçar pasi ndërtoi pa leje në zonën e mbrojtur të plazhit të Divjakës.

“Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e veprimtarive të kundërligjshme në fushën e ndërtimeve pa leje, veçanërisht brenda vijës së verdhë në zonat urbane dhe në ato të mbrojtura, shërbimet e Komisariatit të Policisë Divjakë arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, shtetasin:P. L., 60 vjeç, banues në Këmishtaj, Divjakë, pasi kishte ndërtuar një objekt pa leje, në zonën e mbrojtur të plazhit të Divjakës”, sipas policisë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër arrestuan gjithashtu shtetasin Xh. B., banues në Kalenjë,  pasi është konstatuar jashtë banesës së tij, në shkelje të masës së sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier ndaj këtij shtetasi.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Top Channel