Kushi gjatë takimit me rektorët: Do ngrihet grup pune për rankimin dhe ligjshmërinë e universiteteve

18/10/2022 10:23

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi gjatë takimit me rektorët dhe kryeministrin Edi Rama tha se do të ngrihet një grup pune për rankimin dhe ligjshmërin e universiteteve.

“Do të ngrihet një grup pune të përbashkët, ekspertë të ministrisë, përfaqësues nga abordi i akreditimit, për të përcaktuar cilët do jenë treguesit, çfarë peshe do të kenë dhe më pas për të përcaktuar metodologjinë se si do të bëhet rankimi, më pas do të marrë kohën e vet për të pasur më pas një renditje të përgjithshme, edhe sipas komponentëve të caktuar. Do jetë një formulë që do na japë mundësin për të bërë renditjen sipas  komponentëve të caktuar. Janë detaje që do t’i vendosim dhe dakordësim bashkarisht. Aj që do të përcaktojmë është , kontroll të kritereve të ligjshmërisë, u bë kohë e gjatë qëkur një proces i tillë nuk është ndërmarrë. Duhet të sigurohemi që universitetet po performojnë në respektim të plotë të ligjit. Dhe më pas hapi tjetër është rankimi i universiteteve. Ky grup i punës do të punojë sa i takon treguesve dhe formulës. Në kemi shumë universitete që mund të ishin kolegje, mund të shin akademi, kemi institucione të konsoliduara, në respekt të ligjit”, tha Kushi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA