Ksamil/ Sherri me leva në karburant, shkon në gjashtë numri i të ndaluarve

18/10/2022 14:30

Aksioni i policisë në Ksamil për arrestimin e grupit të të rinjve që sulmuan punonjësit e një pike karburanti pasditen e një dite më parë përfundoi sot.

Policia ka prangosur edhe 4 të rinj të tjerë në një operacion që zgjati përgjatë gjithë natës dhe paradites së sotme.

Të gjithë të ndaluarit janë mes 20 dhe 30 vjeç.

Dje në mbrëmje policia arrestoi dy sulmuesit kryesorë duke e çuar në 6 numrin e të ndaluarve për këtë ngjarje. Dy prej autorëve kishin precedentë të mëparshëm penalë dhe njiheshin nga policia si trafikantë droge.

Operacioni përfshiu një numër forcash RENEA për shkak të vështirësisë së terrenit dhe shpërndarjes të të rinjve në drejtime të ndryshme.

Mësohet se disa prej të arrestuarve kanë dëmtime dhe të çara sipërfaqësore në fytyrë dhe trup që janë shkaktuar gjatë konfliktit të djeshëm dhe po marrin mjekim para se të fillojë hetimi i thelluar për këtë ngjarje.

Aurel Bakaj dhe Kledis Godole janë dy prej të rinjve që sulmuan me shkopinj druri dhe leva hekuri disa punonjës të karburantit.

Top Channel