Mesazhi në imazhet e publikuara tregon se MEK, një kundërshtar i hershëm që shihet si kërcënim nga regjimi iranian, ishte objektivi kryesor. Pra, sulmit ndaj Shqipërisë konsiderohet hakmarrje për strehimin e muxhagedinëve.

Disa postime të grupit të quajtur “Drejtësia e Atdheut”, ngrenë pyetjen “pse duhet të shpenzohen taksat tona për terroristët e Durrësit”. Një referencë për MEK-un, të konsideruar terroristë nga Teherani që jetojnë pranë një kampi të madh refugjatësh në Manëz të Durrësit.

“Ne, grupi i drejtësisë së atdheut, nuk kemi bërë dhe nuk duam të cenojmë interesat e popullit shqiptar. Por kur bëhet fjalë për qeverinë dhe politikanët e korruptuar të Shqipërisë, kjo është një histori tjetër. Shqipëria nuk është shtëpi për terroristët dhe mashtruesit”.

Inside Story është përpjekur të kontaktojë me hakerat për t’ju adresuar një sërë pyejtesh rreth aktivitetit që po cenon rëndë interesat e gjithë shqiptarëve por nuk morëm asnjë përgjigje.

Sulmi kibernetik i 15 korrikut ndodhi, një javë përpara Samitit Botëror të Iranit të Lirë, një aktivitet i organizuar çdo vit nga opozita iraniane e muxhahedinëve të MEK të stacionuar në Manëz.

Inside Story, ka siguruar të dhëna sekrete nga instancat ligjzbatuese që zbulojnë plane për sulme terroriste ndaj samitit të planifikuar të mbahej në 21 Korrik. Pas paralajmërimeve të strukturave inteligjente, organizimi i planifikuar u shty. Disa ditë më vonë, shtypi zyrtar iranian publikoi një editorial duke bërë thirrje për aksion kundër MEK-ut në Shqipëri. Një aksion deri këcënues për SHqipërinë ku hidheshin propozime për sulme me raketa balistike ndaj kampit në Manëz.

Kjo sugjeron që qeveria iraniane zgjodhi sulmet kibernetike si një formë hakmarrjeje të drejtpërdrejtë, një taktikë e zakonshme e regjimit pas dështimit të sulmeve fizike ndaj funksionarëve të MEK.

“Kishin kohë që studionin, pikat tona të dobëta, sistemet tona të mbrojtjes, cdo sistem tonin dixhital sepse ajo që kishte ndodhur në të kaluarën, planet iu kishin dështuar. Tre atentate Kryegjyshatës dhe dështuan. Do të thotë që ne kishim një mburojë shumë të mirë të inteligjencës, të mbledhjes së informacionit dhe me anë të tyre ne kemi parandaluar jo vetëm këto tre ngjarje por edhe shumë ngjarje të tjera që sdo bëhen asnjëherë publike. Dhe ata zgjodhën të kryenin sulm kibernetik, e kanë kryer me Arabinë Saudite, me Izraelin, dhe menduan që mund ta bënin shumë lehtësisht në një moment shumë kritik në Shqipëri. Cili ishte ky moment? Ishte inagurimi i E-Albanias” u shpreh profesori i kriminologjisë, Ervin Karamuço.

“Që nga momenti që sistemet tona janë penetruar, janë monitoruar për një kohë, për më tepër se një vit e ca dhe të gjitha sistemet tona kanë dështuar që së pari të pengonin hyrjen pra aksesin në sisteme dhe së dyti të detektonin prezencën për një kohë të gjatë sepse faktikisht shumë të dhëna kanë arritur të ekstraktohen nga sistemi dhe duke qëndruar për një kohë të gjatë në sistem hakerat. Kjo vetveti tregon një dështim të sistemeve që presupozohet që janë ndërtuarpër të garantuar funksionimin e këtyre sistemeve” u shpreh eksperti për sigurinë kombëtare, Arjan Dyrmishi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA