Inside Story/ Ekskluzive! “Do ta kryejmë punën e..”, komunikimet e agjentëve iranian për sulmet terroriste

18/10/2022 22:22

Grupi i dytë prej dy personash dyshohet se ka qenë në ambientet ë një kompleksi mjaft të njohur pranë ish-Hotel Dajtit.

Ata kanë komunikuar në gjuhën turke he gjatë gjithë kësaj kohe kanë qenë nën përgjimin e strukturave të antiterrorist. Pak a shumë, edhe grupi i dytë ka dhënë të njëjtin mesazh si grupi i parë për pikën e kontaktit në forcat QODS.

“Po pres lajme prej teje vëlla. Vëlla Hafiz, vëlla Ferhat dhe ky mesazh është për djalin e Haxhit, peymanin. Paqja qoftë me ju. Kemi me vete gjërat që na keni besuar, ka polici këtu, le të largohemi prej këtu dhe të mblidhemi tek hoteli.”

Katër personat e sipërpërmendur kanë pasur në përdorim dhe akne lëvizur nëpër Tiranë me një veturë. Referuar dosjes hetimore, një prej objektivave që mendohet se kanë pasur agjentët iranianë ishte numri dy i organziatës MEK. Fjala është për Mehdi ABRISCHAMCHI i cili qëndronte në Shqipëri prej disa muajsh.

“Me shumë interes ishte dhe fakti, se numri dy i Organizatës MEK shtetasi i huaj Mehdi ABRISCHAMCHI ose i njohur ndryshe si Bahman TEHRANI ka qëndruar në Shqipëri për 10 muaj, nga Shkurti 2017 deri më Maj 2018, dhe shkak të qëndrimit të tij të gjatë në Shqipëri, dyshohet se mund të jetë numri dy i MEK objektivi i sulmit vdekjeprurës të planifikuar nga ana e QODS në Shqipëri”.

Top Channel